Madridi: Kriza e Katalonisë kërcënon rritjen ekonomike

Evropë

Madridi: Kriza e Katalonisë kërcënon rritjen ekonomike

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 19:21
Madrid

Qeveria spanjolle paralajmëroi sot se kriza në Katalonisë mund të sjellë një rënie të rritjes ekonomike për vitin 2018, duke rritur edhe më shumë presionin ndaj liderit katalonas, Carles Puigdemont.

“Ngjarjet në Kataloni vënë në rrezik rimëkëmbjen ekonomike”, deklaroi zëvendëspresidentja e qeverisë konservatore, Soraya Saenz de Santamaria në përfundim të këshillit të ministrave.

Madridi deri tani synonte një rritje ekonomike prej 2,6 për qind në vitin 2018.

“Nëse nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë ndaj kësaj çështje, atëherë këto shifra do të rishikohen në rënie”, paralajmëroi Santamaria.

Lideri katalonas, Carles Puigdemont deklaroi të martën në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Katalonisë, duke e pezulluar menjëherë për t’i hapur rrugën dialogut me Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat