31 vjeçari që mund të udhëheqë nga nesër një nga shtetet më të fuqishme të Evropës

Evropë

31 vjeçari që mund të udhëheqë nga nesër një nga shtetet më të fuqishme të Evropës

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 09:37
Sebastian Kurz

Austriakët u janë drejtuar sot kutive të votimit ndërkohë që kandidati më i favorizuar i zgjedhjeve të përgjithshme duket se është dhe ministri i jashtëm konservator, Sebastian Kurz.

Ai është vetëm 31 vjeç dhe mund të bëhet një nga liderët më të fuqishëm të Evropës.  

Sebastian Kurz u bë një emër i njohur për politikën kombëtare e ndërkombëtare në vitin 2013, kur vetëm 27 vjeç u bë ministri i jashtëm i Austrisë 

Ai tërhoqi vëmendjen e mbarë botës pas fotografive me homologët e tij, duke përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe ministrin iranian Javad Zarif.

Megjithëse e vogël , me një popullsi sa ajo e Londrës, Austria është përpara vendeve si Britania e Madhe, Gjermania dhe Kanadaja sipas Bankës Botërore.

 Në të vërtetë, Vjena ka kryesuar anketën e cilësisë së jetesës që nga viti 2010.
Kurz ka mbrojtur rolin e tij në bisedimet e rëndësishme të marrëveshjes me Iranit, një raund i të cilave u mbajtën në Vjenë

Tani, Kurz mund të bëhet bërë kancelari i vendit të tij të pasur dhe të fuqishëm në një moshë kaq të re,  një qëllim që duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa për të arritur.
Kurz  mori pushtetin e Partisë së tij (ÖVP) dhe vendosi për zgjedhje të menjëhershme në tetor (të cilat u miratuan më pas nga parlamenti).

Kurz gjithashtu ka shkaktuar debate me disa nga pozicionet e tij politike, të tilla si thirrjet për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE-së dhe për t'i dhënë fund shpëtimit të refugjatëve në Mesdhe nga OJQ-të, duke nxitur gazetat  gjermane ta akuzonin politikanin se është "zemërgur” dhe i pandjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat