Autoritetet ruse ndalojnë protestuesit tatarë të Krimesë

Evropë

Autoritetet ruse ndalojnë protestuesit tatarë të Krimesë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 09:41
Foto nga arkivi- Ilustrim

Së paku nëntë persona janë ndaluar në rajonin e okupuar nga Rusia, në Krime, ngase kishin protestuar në mbrojtje të këtij rajoni.

Autoritetet ruse në Krime refuzuan të komentonin ndalimet.

Gjatë javës, gjashtë tatarë të Krimesë u arrestuan nën akuzat për anëtarësim në organizatën islame, Hizb ut- Tahir, që është e ligjshme në Ukrainë, por e ndaluar nga autoritetet ruse.

Shumica e tatarëve krimeanë, kanë kundërshtuar aneksimin e vendlindjes së tyre historike, nga Rusia, në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat