Sebastian Kurz fiton zgjedhjet në Austri, bëhet kancelari më i ri austriak

Evropë

Sebastian Kurz fiton zgjedhjet në Austri, bëhet kancelari më i ri austriak

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 17:48
Sebastian Kurz

(E plotësuar) - Partia Popullore e Austrisë (OVP) e Sebastian Kurzit fitoi në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, tregojnë rezultatet e para nga vendvotimet.

Kurz me siguri do të jetë kancelari më i ri në historinë e Austrisë me 31 vjet.

31 vjeçari, Sebastian Kurz duket se do të bëhet kancelari i ardhshëm i Austrisë, pasi Partia e tij Popullore fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare. Partia e Lirisë e Ekstremit të djathtë mund të jetë çelësi për Qeverinë e tij.

Kryesuesi i Partisë Popullore së Austrisë, Sebastian Kurz fitoi 30.2 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke shënuar një fitore të madhe për 31 vjeçarin, sipas numrit të fundit të votave.

Partia austriake e Lirisë kundër imigrimit arriti vendin e dytë me 26.8 për qind, ndërsa Partia Social Demokrate arriti të marr 26.3 për qind.

Ndryshe, fushata parazgjedhore parlamentare u për qëndrua në migracion sidomos kriza e emigracioni të vitit 2015 që polarizoi politikën evropiane.  Atë vit, Austria u përdor si një port për gati 900 mijë emigrantë që dolën nga Gjermania.

Kështu, Kurz premtoi të parandalojë një përsëritje të valës së emigracionit të vitit 2015 dhe shkurtojë aksesin ndaj përfitimeve të mirëqenies sociale për të sapoardhurit për të paktën pesë vjet. Kjo ishte arsyeja edhe pse ai mori kaq shumë vota.

Parlamentin e Austrisë hynë edhe partia Neos, e cila fitoi 5,3 përqind, ndërsa pritet edhe të Gjelbërit të kenë deputetë, të cilët fituan 4,9 për qind.

Edhe Lista Pilc do të mund të hyjë në Parlament sepse deri tani ka fituar 4,3 përqind të votave.

Tani për tani janë numëruar votat në pjesët rurale të Austrisë. Pritet votat nga qytetet e mëdha ta ndërrojnë orarin e partive, me përjashtim të kreut. Për vendin e dytë, si dhe për partitë të cilat do ta kalojnë pragun  do të vendosin fletëvotimet e dërguara përmes postës. Më shumë se 800.000 fletëvotime përmes postës janë porositur për këto zgjedhje, që janë 14 përqind nga trupi votues i Austrisë.

Votat e marra përmes postës do të numërohen nesër dhe mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar, posaçërisht kush e kalon, e kush jo pragun prej katër përqind.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat