Vuçiq: Serbia rrezikon të shuhet

Evropë

Vuçiq: Serbia rrezikon të shuhet

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:36
Ilustrim

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe politikani më i votuar atje, në një intervistë të gjatë për mediat serbe, ka folur për shumë tema e sidomos për konfliktin e vazhdueshëm me Kosovën.

Vuçiq ka deklaruar se Serbia po ka probleme me numrin e vogël të lindjeve dhe në të ardhmen, nëse vazhdohet me këto shifra, Serbia rrezikon të shuhet fare.

Ai ka folur edhe për çështjen e Kosovës dhe parë atë se si, sipas tij, kanë pasur presione të vazhdueshme nga Brukseli në lidhje me dialogun me Kosovën.

 Politikani serb ka thënë se Serbia ka mbetur shumë mbrapa dhe se luftërat e vazhdueshme e kanë molisur, duke ia pamundësuar të jetë shtet më i rëndësishëm në hartën politike botërore. Prandaj ka shtuar se Serbia më nuk e ka luksin të futet në konflikte e luftëra të mëdha.

Ka folur edhe një herë për Rusinë duke thënë se Serbia e ka ndërmend të futet në Bashkimin Evropian, por askush të mos pres që marrëdhëniet e mira historike me rusët do t’i ndërpresin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat