BE e vendosur të ruaj marrëveshjen bërthamore me Iranin

Evropë

BE e vendosur të ruaj marrëveshjen bërthamore me Iranin

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:31
Shefja për politikë të Jashtme e BE-së, Frederica Mogherini.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke paralajmëruar se kërcënimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të braktisur marrëveshjen multinacionale, rrezikon përpjekjet për një zgjidhje paqësore me Korenë Veriore.

“Në kohën e kërcënimeve të mëdha bërthamore, BE-ja është e vendosur ta ruaj marrëveshjen JPCOA ne Teheranin, si shtyllë kyçe në parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore”, kanë thënë ministrat në një deklaratë të përbashkët, gjatë një takimi në Luksemburg.

Ministrat i kanë bërë thirrje SHBA-së, të jetë e përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe të konsiderojë “ marrëdhëniet që Shtete e Bashkuara kanë me aleatët e tyre, përparë se të ndërmarrin ndonjë hap më tutje”.

Frederica Mogherini, u shpreh se dobësimi i marrëveshjes me Iranin “do të ndikonte negativisht në fillimin e bisedimeve” me lidershipin veri-korean.

Në këtë marrëveshje, Teherani është pajtuar që të zvogëlojë aktivitetet e tyre bërthamore në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare.

Reagimet e ministrave të Jashtëm evropian, vijnë pas deklaratave të presidentit Donald Trump se ai nuk do ta certifikojë marrëveshjen, pasi sipas tij, Teherani, po e shkelë “shpirtin” e kësaj marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat