Vriten dy ushtarë në lindje të Ukrainës

Evropë

Vriten dy ushtarë në lindje të Ukrainës

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 14:48
Donjeck - foto arkivi

Ushtria e Ukrainës tha se dy pjesëtarë të saj janë vrarë nga shkeljet e shumëfishta të armëpushimit nga ana e separatistëve pro-rusë, në lindje të këtij vendi.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, ushtria tha se dy ushtarët janë vrarë në rajonin e Donjeckut.

"Forcat separatiste kanë shkelur armëpushimin 36 herë në 24 orët e kaluara, ndërsa forcat e Ukrainës janë përgjigjur me zjarr 28 herë", tha ushtria.

Separatistët nuk i kanë komentuar këto zhviillime.

Luftimet midis forcave të Kievit dhe separatistëve pro-rusë, të cilët kontrollojnë pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk, kanë lënë të vrarë mbi 10,000 njerëz qysh në prill të vitit 2014.

Disa marrëveshje për armëpushim janë shpallur, por ato nuk janë respektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat