Del në shitje vila më e shtrenjtë zvicerane 180 milion euro, shikoni pamjet e para spektakulare që ofron

Evropë

Del në shitje vila më e shtrenjtë zvicerane 180 milion euro, shikoni pamjet e para spektakulare që ofron

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 tetor 2017 Në ora: 15:31
Vila luksoze në St. Moritz

Një vilë luksoze në St. Moritz ka dalë në shitje me çmim prej 180 milion euro. Pra bëhet fjalë për një ndër pasuritë e patundshme më të shtrenjtë të botës, shkruan media zvicerane “20min”.

Bëhet fjalë për vilën me emrin «The Lonsdaleite» që shtrihet në Suvretta-Hang të St. Moritz ku një rrjet televiziv amerikan ka nxjerë pamje nga brendësia e saj. Me 5600 metra katrorë dhe me art modern, vila është ndërtuar me materiale fisnike. Në të ka një fushë të vogël futbolli, një kino, pesë banjo, liqe, bibliotekë dhe një bodrum për verë. Vetëm kinoja e shtëpisë kushton 1.3 milion franga, ndërsa diçka tjetër që e bën vilën karakteristike është fusha e skijimit dhe dhoma vezore e lyer me ar 24 karat,  që shërbën për hajen e mëngjesit si dhe shkallë me mermerë onyx. Muret e shtëpisë janë të maskuara me vizon.

Dritare 11 metra me shikim drejt alpeve

Projektuesi i vilës, Leandro Testa, thekson se kjo vilë “thuajse nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër.”  Ka një dritare 11 metra me pamje spektakulare drejt alpeve, gjeometri komplekse, materiale të forta ndërtimi dhe teknikë shtëpiake.

Për atë ky vendbanim njihet edhe si Beverly Hills i Zvicrës.

Deri tani me 40.000 franga metër katrorin janë paraqitur disa të interesuar./Bota sot

Image
Vila luksoze në St. Moritz
Image
Vila luksoze në St. Moritz
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat