Spanja fillon pezullimin e autonomisë së Katalonisë

Evropë

Spanja fillon pezullimin e autonomisë së Katalonisë

Nga: A.S. Më: 19 tetor 2017 Në ora: 16:30
Pamje të protestuesve të Katalonisë

 Spanja do të fillojë pezullimin e autonomisë së Katalonisë nga e shtuna, pasi lideri i rajonit po kërcënon të shpallë pavarësinë, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Qeveria thotë se ministrat do të takohen për të aktivizuar nenin 155 të kushtetutës, duke e lejuar që të merret përsipër drejtimi i rajonit.

Kreu i Katalonisë tha se parlamenti i rajonit do të votojë për pavarësinë nëse Spanja vazhdon "represionin".

Katalonasit votuan për t'u shkëputur në një referendum të nxjerrë jashtë ligjit nga Spanja.

Gjykata supreme e Spanjës e shpalli referendumin e paligjshëm duke thënë se bien ndesh me kushtetutën, e cila e përshkruan vendin si të pandashëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat