Garda Civile Spanjolle kontrolloi stacionin policor katalonas

Evropë

Garda Civile Spanjolle kontrolloi stacionin policor katalonas

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 18:55
Stacion policor katalonas

Garda Civile Spanjolle sot ka kontrolluar stacionin policor të policisë në Lleida të Katalonisë, duke kërkuar regjistrime dhe dokumente që lidhen me referendumin e mbajtur më 1 tetor për pavarësinë e rajonit nga Spanja.

Bastisja është bërë me urdhër me urdhër të Gjykatës së Lartë të Katalonisë, e cila ka vlerësuar se policia katalonase nuk i kanë penguar qytetarët që të votonin, raporton N1.    

Sipas mediave lokale, Garda Civile po kërkon për komunikimet e regjistruara të policisë gjatë ditës së referendumit dhe disa orë pas përfundimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat