Një i vdekur dhe nëntë të plagosur nga një sulm në një qendër tregtare

Evropë

Një i vdekur dhe nëntë të plagosur nga një sulm në një qendër tregtare

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 22:25
ilustrim

Një grua është vra dhe nëntë të tjerë janë plagosur me thikë nga një burrë 27 vjeçar, që sulmoi klientët e një qendre tregtare në Staloëa Ëola, në juglindje të Polonisë, njoftoi policia lokale.

Sipas policisë, asnjë pistë nuk lidhet me motive terroriste të këtij akti agresiv ku autori u identifikua nga mediat me emrin Konrad K., shtetas polak, banues në Staloëa Ëola.

“Burri është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, duke goditur viktimat pas shpine”, sipas një deklarate të policisë.

Sulmi u shënua rreth orës 15:00 sipas orës lokale. Agresori i cili ishte i pajisur me dy thika, u ndalua nga klientë të qendrës tregtare dhe iu dorëzua më pas policisë.

Sipas kësaj të fundit, burri nuk ishte nën efektin e alkoolit dhe nuk kishte raporte të mëparshme kriminale.

“Për momentin, mund të konfirmojmë se ky sulm nuk ka indicie terroriste, apo ideologjike”, deklaroi kreu rajonal i policisë, Krzysztof Pobuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat