Arrestohet një i dyshuar për sulme me thikë në Munih

Evropë

Arrestohet një i dyshuar për sulme me thikë në Munih

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 12:07
Munih

(E plotësuar) - Policia gjermane ka arrestuar një person të dyshuar për sulme me thikë në Munih.

Sipas mediave botërore, policia ende nuk mund të konfirmojë nëse ai është autori që plagosi pesë persona.

Hubertus Andre nga policia e Munihut, tha në një konferencën për media se personi i dyshuar ka probleme mentale shëndetësore dhe se nuk bëhet fjalë për motive fetare ose terroriste.

Ndryshe, personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

Munih: Policia thotë se në sulmin me thikë janë lënduar 4 vetë

 Qyteti jugor gjerman, Munih, sot ishte në gjendje alarmi pasi një sulmues me thikë i ka lënduar katër vetë.

Sulmuesi, po ashtu, ishte përpjekur t’i therrte edhe dy persona të tjerë.

Më parë ka pasur raporte se ishin lënduar pesë vetë.

Policia e ka arrestuar një të dyshuar, pak orë pas sulmit dhe aktualisht autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse ky person ishte sumuesi me thikë.

Pas incidentit, policia ka kërkuar nga banorët në pjesën e qytetit, Rosenheimer Platz, që ndodhet afër qendrës së qytetit, që të mbeten brenda shtëpive.

Policia lokale tha se i dyshuari është një person afro 40 vjeçar, i cili qartazi ka vepruar i vetëm.

Sipas policisë, motivet e sulmit nuk janë të qarta.

***

Qyteti jugor gjerman, Munih, ishte sot në gjendje alarmi pasi një sulmues me thikë i ka lënduar pesë vetë në pesë pjesë të këtij qyteti.

Nga ky sulm janë lënduar lehtë pesë vetë, tha policia.

Sulmuesi ende është në ikje dhe alarmet dëgjohen nëpër qytet, derisa policia po e kërkon sulmuesin.

Policia lokale tha se i dyshuari është një person afro 40 vjeçar, i cili qartaz ka vepruar i vetëm.

Sipas policisë, motivet e sulmit nuk janë të qarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat