Vazhdon protesta në Barcelonë për pavarësinë e Katalonisë

Evropë

Vazhdon protesta në Barcelonë për pavarësinë e Katalonisë

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 21:08

Gati gjysmë milioni qytetarë katalonas, me në krye presidentin e Katalonisë Carles Puidgemont, pushtuan sot qendrën e Barcelonës për të kërkuar pavarësinë, pasi qeveria qendrore kërkoi shkarkimin e ekzekutivit katalonas.

Sipas forcave të rendit në qendër të Barcelonës janë mbledhur rreth 450000 manifestues.

Manifestimi i parashikuar fillimisht për të kërkuar lirimin e dy liderëve, Jordi Cuixart, të shoqatës “Omnium Cultural” dhe Jordi Sanchez, të Asamblesë Kombëtare Katalonase (ANC), të burgosur për kryengritje, ndryshoi krejtësisht pas deklaratave të fundit të Madridit.

Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy i kërkoi Senatit shkarkimin e qeverisë indipendentiste për të organizuar zgjedhje rajonale brenda gjashtë muajve.

Shoqëria katalonase është thellësisht e përçarë mbi këtë çështje të pavarësisë por ndërhyrja e qeverisë spanjolle në administratën katalonase mund të kthehet kundër saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat