Gjermania mbështet Spanjën në kontestin me Kataloninë

Evropë

Gjermania mbështet Spanjën në kontestin me Kataloninë

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 12:57
Flamuri gjerman

Gjermania sot ka bërë të ditur se mbështet qeverinë spanjolle në kontestin e saj me Kataloninë, duke shfaqur shpresën se të dyja palët do të ulin tensionet përmes dialogut.

“Qeveria shpreson se ata që janë të përfshirë do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për dialog dhe deeskalimin, të cilin e ofron Kushtetuta spanjolle”, thanë zyrtarë të qeverisë gjermane në një konferencë të rregullt për media në Berlin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat