Athina me suficit buxhetor dhe rritje ekonomike

Evropë

Athina me suficit buxhetor dhe rritje ekonomike

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 22:44
ilustrim

Qeveria greke parashikon një suficit buxhetor prej 2,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për këtë vit dhe 3,5 për qind në vitin 2018, njoftoi sot televizioni shtetëror ERT, pas një rishikimi të fundit të refromave të lidhura me një shpëtim ndërkombëtar të ekonomisë së Greqisë.

Kreditorët dhanë një ditë më parë 800 milionë euro si pjesë e ndihmës për ekonominë greke, sipas një pakete të miratuar në verën e vitit 2015 që do të vazhdojë deri në gusht 2018.

Sipas kësaj marrëveshje, kontrolli ndërkombëtar i reformave të kryera nga Athina do të mbarojë në fund të këtij viti.

Kreditorët, Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar, pritet të dërgojnë një tjetër mision për të kontrolluar implementimin e reformave në fund të nëntorit.

Ekonomia e Greqisë ka treguar kohet e fundit shenja rimëkëmbje pas më shumë se shtatë vite rënie dhe pritet të rritet me rreth 1,7 për qind këtë vit ndërsa për vitit 2018 pritet një rritje prej 2,7 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat