Policia katalonase fton pjesëtarët e saj për neutralitet

Evropë

Policia katalonase fton pjesëtarët e saj për neutralitet

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 11:50
Kataloni

Policia e Katalonisë u ka bërë sot thirrje pjesëtarëve të saj që të sillen në mënyrë neutrale dhe të mos anojnë në kontestin ndërmjet Madridit dhe Katalonisë, thuhet në një porosi të brendshme, të cilën e ka parë agjencia Reuters.

Porosia është dërguar pasi që u bë e ditur se qeveria spanjolle ka shkarkuar nga detyra shefin e policisë së rajonit të Katalonisë Jozep Luis Traper, ditën e vendosjes së kontrollit direkt të Madridit mbi Kataloninë, pasi që kjo e fundit shpalli pavarësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat