Brexit, Britania nis deportimin e shtetasve të BE-së: Shkoni në shtëpi

Evropë

Brexit, Britania nis deportimin e shtetasve të BE-së: Shkoni në shtëpi

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 13:03
Ilustrim

Zyra Kombëtare në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar qytetarët e BE-së në Britani se do të duhet të largohen nga shteti ishullor, shkruan gazeta britanike The Guardian.

Një letër qeveritare, e shkruar në emër të sekretarit të zyrës Amber Rudd këshillon shtetasit e BE-së se ata duhet të marrin parasysh largimin, sipas të përditshmes britanike.

“Këta shtetas kanë të drejtën e udhëtimit lirisht në të gjithë BE-në dhe mund të vizitojnë, jetojnë, studiojnë dhe në shumicën e rasteve punojnë në çdo shtet tjetër të unionit”.

Letra e datës 18 tetor, e cila është shkruar nga zyrtarët e seksionit të emigracionit i thotë një shtetasi rumun në një qendër të paraburgimit, se kërkesa e tij për strehim emergjent është refuzuar dhe ai duhet të marrë në konsideratë një vend tjetër.

Në letër shkruhej:”Ju mund të largoheni duke u kthyer në Rumani ose në një shtet tjetër anëtar të BE-së, ku të gëzoni qasje në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pa pengesa”.

Arrestimet dhe largimet e detyruara të shtetasve të BE-së nga Mbretëria e Bashkuar janë rritur ndjeshëm që nga votimi i Brexit, citon The Guardian. Kjo ka bërë që kritikët të pohojnë se Zyra Kombëtare synon qëllimisht të krijojë një mjedis armiqësor për emigrantët. 

Sipas The Guardian, analiza e të dhënave të qeverisë tregon se deportimet e shtetasve të BE-së janë në nivelin më të lartë të njohur, me 5301 largime nga janari deri në qershor 2017.

Celia Clarke, drejtoreshë e bamirësisë ligjore për të Huajt dhe Emigracionin, tha: “Një nga aspektet shqetësuese të letrës së Zyrës së Emigracionit është se refuzon të drejtën kombëtare të BE për strehim”.

“Nëse zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar po veprojnë në këtë mënyrë ndaj shtetasve të BE-së tani, e ardhmja e marrëdhënieve tona do të jetë një shqetësim për të gjithë. Rreziku është se divorci nga BE-ja po bëhet gjithnjë e më i acaruar, dhe kjo reflektohet në tonin dhe në praktikën e Zyrës Kombëtare”, është shprehur Clarke.

Ndërkohë, gazeta britanike shkruan se kryeministrja Theresa May ka mbajtur premtimin për të ruajtur të drejtat e qytetarëve të BE vetëm derisa ato të qytetarëve të britanisë në pjesën tjetër të BE-së janë siguruar.

Ndërkohë, një letër nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Drejtësinë ka treguar se është përqendruar në hetimin nëse autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar po kufizojnë “të drejtën e shtetasve të BE-së për të lëvizur dhe për të qëndruar lirshëm”. Kjo drejtori pranë Komisionit Evropian ka nisur procesin e kërkimit të provave lidhur me çështjen.

Kjo letër e datës 20 tetor, zbulon gjithashtu se komisioni “po shqyrton ndryshimet e ligjit në Mbretërinë e Bashkuar”, që hyri në fuqi në shkurt. Që atëherë, shkruhet në dokument, janë aplikuar në mënyrë rutinore deportimet ndaj qytetarëve të BE-së, citon The Guardian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat