BE kërkon riorganizim të mbrojtjes civile në Evropë

Evropë

BE kërkon riorganizim të mbrojtjes civile në Evropë

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 21:22
Ilustrim

Bashkimi Evropian do të mendojë për riorganizimin e mbrojtjes civile në Evropë me kërkesë të Portugalisë, e cila është goditur këtë vit nga zjarre masive me pasoja të mëdha, deklaroi sot në Lizbonë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Ne do të shqyrtojmë me kërkesë të Portugalisë, riorganizimin e mbrojtjes civile në Evropë”, deklaroi Juncker gjatë një deklarate në media në prani të kreut të shtetit portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.

E goditur në mesin e muajit qershor nga zjarret në pyje më tragjiket në historinë e saj, ku u vranë 64 persona në afërsi të Pedrogao Grande (qendër), Portugalia u trondit në mesin e tetorit nga një seri zjarresh ku bilanci është rritur në 45 të vdekur.

Prej fillimit të vitit, rreth 550.000 hektarë të mbjella janë djegur, sipas vlerësimeve të Sistemit Evropian të Informacionit për zjarret në pyje (EFFIS). Ky është rekordi i ri historik që tejkalon atë të 2003, kur 426.000 hektarë u dogjën, sipas të dhënave të Institutit të ruajtjes së natyrës dhe pyjeve (ICNF).

Qeveria portugeze është angazhuar prej asaj kohe për të ndryshuar mekanizmin e luftës, kundër zjarreve të pyjeve në Portugali për të qenë sa më efikas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat