Williamson ministër i ri të Mbrojtjes në Britani

Evropë

Williamson ministër i ri të Mbrojtjes në Britani

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 14:14
Gavin Williamson

Qeveria britanike njoftoi sot emërimin e Gavin Williamson, 41 vjeç, në postin e ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Michael Fallon, i përfshirë nga skandali i ngacmimit seksual që tronditi klasën politike ishullore.

I zgjedhur deputet për herë të parë në 2010, Williamson ishte deri në momentin e emërimit, i ngarkuar për respektimin e disiplinës parlamentare brenda Partisë Konservatore gjatë votimeve në Westminster.

Ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon i akuzuar për ngacmim seksual dha dje dorëheqjen.

Ministri u akuzua se ka vendosur dorën në gjurin e një gazetareje gjatë një darke, në vitin 2002.

Michael Fallon deklaroi në BBC se sjellja e tij në të kaluarën nuk kishte qenë në lartësinë e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat