Gjykata lëshon urdhër për arrestim të Puidgemont

Evropë

Gjykata lëshon urdhër për arrestim të Puidgemont

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 09:00
Carles Puidgemont

Gjykata spanjolle ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për arrestimin e liderit katalonas Carles Puidgemont, ka thënë avokati i tij Pol Bekert transmeton AFP.

“Më ka arritur lajmi nga klienti im që është dhënë urdhri për arrestimin e  tij dhe katër ministrave që janë në Belgjikë. Kjo do të thotë se gjykata e Spanjës do ta dërgojë urdhrin për ekstradim Prokurorisë federale në Bruksel”, ka thënë Bekert.

Puidgemont dhe katër ministra të Katalonisë që aktualisht gjenden në Belgjikë nuk janë lajmëruar të enjten në mëngjes para gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat