Ish-zyrtarët e Katalonisë dorëzohen në policinë belge

Evropë

Ish-zyrtarët e Katalonisë dorëzohen në policinë belge

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 16:26
Carles Puigdemont

Carles Puigdemont iku në Belgjikë me katër ish- ministra rajonal pasi Spanja hodhi poshtë referendumin e pavarësisë së Katalonisë.

Udhëheqësi i rrëzuar i Katalonisë Carles Puigdemont dhe katër ish-këshilltarë janë dorëzuar në policinë belge, thotë zëdhënësi i prokurorëve.

Ai tha se një hetues nga gjykata do të vendosë të hënën në mëngjes nëse do të ekzekutojë  urdhër- arrestin e lëshuar nga BE të iniciuar nga një gjyqtar spanjoll të premten.

Puigdemont iku në Belgjikë pasi Madridi imponoi sundim direkt mbi Kataloninë pas referendumit të pavarësisë.

Ai ka thënë se nuk do të kthehet në Spanjë nëse nuk i garantohet një gjykim i drejtë.

Ai dhe katër bashkëpunëtorët  janë shpallur në kërkim për akuza të rebelimit, kryengritjes, keqpërdorimit të fondeve publike, mosbindjes dhe shkeljes së besimit pas referendumit që gjykata spanjolle e konsideron jokushtetuese, transmeton KosovaPress.

Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy imponoi sundim të drejtpërdrejtë mbi Kataloninë, shpërbeu parlamentin rajonal dhe bëri thirrje që zgjedhjet lokale të mbahen më 21 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat