BE-ja dhe Polonia nuk kanë “dialog të duhur”

Evropë

BE-ja dhe Polonia nuk kanë “dialog të duhur”

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 20:30
Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.

Bashkimi Evropian tha se nuk ka pasur dialog të duhur me Qeverinë e Polonisë, prejse blloku ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Varshavës, për shkak të një ligji kundërthënës.

“Pavarësisht dërgimit të katër letrave tek autoritetet polake, qysh në muajin korrik, me ftesën për t’u takuar, me keqardhje ju informoj se këto ftesa nuk janë pranuar”, tha nënpresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile.

“Ftesat tonë vlejnë ende. Shpresojmë të nisim dialogun”, shtoi ai.

Në korrik, Komisioni Evropian ka nisur veprime ligjore kundër Qeverisë polake, për shkak të një ligji, i cili, sipas Brukselit, minon pavarësinë e gjykatave në Poloni dhe i jep partisë qeverisëse ndikim të madh mbi to.

Komisioni Evropian mund të tërheqë Artikullin 7, një proces ligjor që i pezullon Polonisë të drejtat e votimit në BE, por deri më tash nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe ka kërkuar bisedime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat