Demonstruesit katalonas bllokojnë rrugët dhe hekurudhat

Evropë

Demonstruesit katalonas bllokojnë rrugët dhe hekurudhat

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 13:28
Kataloni

Rrugët në gjithë Kataloninë janë bllokuar sot në më shumë se 60 vende, si dhe disa stacione hekurudhore prej sot kanë paralajmëruar grevë, njoftoi shërbimi për komunikacion i Katalonisë.

Shumë bllokada janë vendosur në rrugët e qyteteve të mëdha të Katalonisë, përfshirë edhe Barcelonën dhe disa nga arteriet kryesore.

Në qytetin verior Girona, demonstruesit kanë kaluar kontrollin policor dhe kanë hyrë në stacionin kryesor të hekurudhës.

Sindikatat katalonase kanë ftuar për grevë duke kërkuar të drejtat e punëtorëve.

Në mesin e dhjetëra rrugëve të bllokuara demonstruesit kanë ndërprerë edhe komunikacionin në autostradën AP7 në veri të Girona, njëra nga arteriet kryesore që lidhin Francën dhe Spanjën. Është bllokuar edhe rruga kryesore  që lidh Barcelonën me Madridin.

Qeveria spanjolle ka shpallur zgjedhjet e reja për parlamentin katalonas për datën 21 dhjetor, pasi që më 28 tetor shpërndau parlamentin dhe mori kontrollin direkt mbi Kataloninë, pasi kjo e fundit shpalli pavarësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat