Gjykata më e lartë gjermane zyrtarisht pranon gjininë e tretë

Evropë

Gjykata më e lartë gjermane zyrtarisht pranon gjininë e tretë

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 13:34
Qeverisë i është dhënë afati që deri në fund të vitit 2018 të krijojë rregullat e reja.

Një gjykatë e lartë gjermane sot mori vendim për të hapur mundësinë e regjistrimit të gjinisë së tretë, ku krahas asaj mashkullore dhe femërore, në dokumentet zyrtare të jetë edhe ajo e ndryshme.

Gjykata ka theksuar se identiteti seksual i personit, i cili nuk mund të shkruhet as mashkullor dhe as femëror, po ashtu do të jetë i mbrojtur.

Qeverisë i është dhënë afati që deri në fund të vitit 2018 të krijojë rregullat e reja.

Grupi i aktivistëve Dritte Option, e cila angazhohet për opsionin e gjinisë së tretë, ka shkruar në Twitter se është plotësisht e entuziazmuar me vendimin e gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat