Gjermania mund ta njohë gjininë e tretë

Evropë

Gjermania mund ta njohë gjininë e tretë

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 15:57
Ilustrim

Gjykata e lartë e Gjermanisë ka vendosur që duhet të ketë një opsion të regjistrimit të gjinisë së tretë në certifikatat e lindjes.

Kjo do ta bënte Gjermaninë shtetin e parë gjerman që ua ofron personave interseks zgjedhjen që të mos identifikohen as si meshkuj e as si femra, shkruan BBC.

Rasti u ngrit nga një femër e regjistruar testi i kromozomeve i së cilës konfirmoi që nuk ishin të asnjërës gjini.

Aktivistët e konsideruan  këtë si “revolucion të vogël”.

Gjykata kushtetuese në Karlsruhe i ka dhënë kohë qeverisë deri në fund të vitit 2018 që ta kalojë ligjin që specifikon një kategori tjetër nga ajo femërore ose mashkullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat