Ukraina në prag të shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

Evropë

Ukraina në prag të shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 20:31
Ivan Vinnyk

Një ligjvënës ukrainas nga partia e Petro Poroshenkos, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ai po planifikon të propozoj një ligj që mund t’i shkëpus marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.

Ivan Vinnyk, ka folur për shërbimin ukrainas të RFE/RL, pas raportimeve se ai tashmë e ka dorëzuar propozimin i cili ka nxitur kritika në Moskë.

Vinnyk ka thënë për RFE/RL se ende nuk e ka dorëzuar amandamentin për shkëputje të marrëdhënieve diplomatike të Ukrainës me Moskën, po ai ka thënë se do ta bëjë një gjë të tillë.

Një propozim i tillë do të “detyroj kabinetin e ministrave, që brenda tre muajve nga dita e hyrjes në fuqi, të ndalojnë dhe tërheqin nënshkrimin për krijimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të Ukrainës dhe Rusisë”, tha Vinnyk.

Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk ka komentuar ende rreth këtij plani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat