Dorëheqja e dytë brenda një jave në qeverinë May

Evropë

Dorëheqja e dytë brenda një jave në qeverinë May

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 23:33
Sekretarja britanike e Shtetit për Zhvillimin Ndërkombëtar, Priti Patel

Sekretarja britanike e Shtetit për Zhvillimin Ndërkombëtar, Priti Patel dha sonte dorëheqje, pasi është takuar me personalitete të politikës izraelite pa informuar qeverinë e saj, që është zyrtari i dytë që largohet nga kabineti brenda një jave, njoftoi Downing street.

Patel kërkoi ndjesë publike të hënën për zhvillimin e takimeve me një sërë zyrtarësh izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, gjatë pushimeve në Izrael.

Por mediat raportuan edhe për dy takime të tjera, në Britaninë e Madhe dhe në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat