Nga Roma në New York, vetëm me 170 euroe

Evropë

Nga Roma në New York, vetëm me 170 euroe

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 15:05
Ilustrim

Në Italinë fqinje ka nisur epoka e “low cost”-it ndërkontinental. “Boeing 787” i kompanisë “Norwegian Air” nis të enjten fluturimet me kosto të ulët, duke lidhur drejtpërdrejt Romën me Nju Jorkun.

Pjesa më e madhe e personave në bord janë italianë, të cilët kanë paguar një biletë që nis nga 179 euro, shifër kjo që në janar zbret në 140 euro.

Avioni ka 32 sedilje “premium” dhe 259 “ekonomike”. “Norwegian Air”, që operon me një flotë prej 143 avionësh e që vitet e ardhshme do të sigurojë 200 të tjerë, në 10 muajt e parë të vitit 2017 ka transportuar 28.2 milionë persona.

Ajo është kthyer në kompaninë udhëheqëse të segmentit “low cost” mes Europës dhe Amerikës së Veriut, e nga Roma do të mundësojë edhe udhëtime në Los Angeles dhe San Francisco, duke nisur nga data 6 shkurt e vitit 2018.

Deri më tani numërohen 19 kompani “low cost”, shumica e të cilave të themeluara mes vitit 2015 dhe 2017-s, që fluturojnë në gati 73 aeroporte përmes 907 linjave ndërkombëtare të përjavshme.

Pas një periudhe skepticizmi, tani edhe kompanitë tradicionale përpiqen të adoptojnë sistemin pa shumë shpenzime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat