Qipro ua kthen qytetarëve kursimet e konfiskuara gjatë krizës

Evropë

Qipro ua kthen qytetarëve kursimet e konfiskuara gjatë krizës

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 17:07
Qipro

Qeveria në Nikozia ka krijuar një fond prej të cilit do të paguajë pjesërisht dëmet ndaj depozituesve që kanë humbur kursimet e pasigurta gjatë krizës financiare në atë vend, në vitin 2013.

Ministri i Financave Haris Jorgijades tha se 25 milionë euro të destinuara për buxhetin 2017 do të transferohen në këtë fond, ndërsa transferimi i këstit të dytë është planifikuar për gjysmën e dytë të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat