Gjermani, propozohet projektligji për dëbimin e mijëra sirianëve

Evropë

Gjermani, propozohet projektligji për dëbimin e mijëra sirianëve

Nga: A.S Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 14:43
Politikanët e krahut të djathtë kërkojnë nga Merkel që të dëbojë sirianët nga Gjermani

Gjermania pritet të dëbojë qindra mijëra sirianë nga vendi i saj pasi që dyshohet së në mesin e tyre gjenden shumë pjesëtar të ISIS-it, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Kjo për faktin se partia e krahut të djathtë Alternative për Gjermaninë (AFD), që ka fituar 94 vende në Bundestag, muajin e kaluar ka propozuar një platformë të fortë anti-imigracion.

Zyrtarët e kësaj partie thonë se Angela Merkel dhe qeveria e saj duhet menjëherë të përshëndesin bisedimet me presidentin e Sirisë Assad për të arritur një marrëveshje për të riatdhesuar emigrantët sirianë që kanë ikur nga zonat e luftës.

"Kjo marrëveshje duhet të sigurojë që të kthyerit të pranohen në Siri dhe të vendosen vetëm në zona të sigurta".

Ata gjithashtu po bëjnë thirrje për qeverinë siriane që të ndihmojë të paguajë për koston e dërgimit të të gjithë atyre.

Nga ana tjetër, Partia e Gjelbër, e cila është ftuar nga Merkel për formimin e qeverisë, i ka quajtur politikanët e AFD-së "të papërgjegjshëm, çnjerëzorë dhe të pashpirt".

Gjermania po parashikon një valë të re të azilkërkuesve për vitin e ri, pasi 390,000 azilkërkues kanë përfituar të drejtën për tua bërë vizatë familjarëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat