Kiev: Mbështetësit e Saakashvilit kërkojnë reforma

Evropë

Kiev: Mbështetësit e Saakashvilit kërkojnë reforma

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 19:04
Mikhail Saakashvili

Mbështetësit e partisë së re, Lëvizja për Forcat e Reja, e udhëhequr nga Mikhail Saakashvili, sot kanë demonstruar në pjesën qendrore të kryeqytetit Kiev në Ukrainë, për të kërkuar reforma.

Vlerësohet se në këtë tubim ishin tubuar qindra njerëz.

Ata planifikonin të marshonin në drejtim të tendave që ishin ngritur nga protestuesit afër ndërtesës së Parlamentit të Ukrainës.

Policia tha se pjesëtarët e agjencive të zbatimit të ligjit do t’i shoqërojnë demonstruesit për “parandalimin e provokimeve dhe dhunës kundër rendit dhe ligjit”.

Më 17 tetor, protestuesit kanë ngritur tenda afër ndërtesës së parlamentit duke kërkuar anulimin e imunitetit parlamentar, krijimin e gjykatës antikorrupsiomn, plotësimin e legjislacionit për zgjedhje dhe legjislacion për shkarkimin e presidentit.

Së paku 10 vetë janë arrestuar, pasi policia kishte përdorë gaz lotsjellës kundër demonstruesve më 18 tetor.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka shprehur përkushtim për ta shtyrë krijimin e legjislacionit për gjykatën antikorrupsion deri në fund të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat