Serbi: Ushtrime të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara

Evropë

Serbi: Ushtrime të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 09:22
Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë amerikane në Evropë

Me kërkesë të qeverisë së Serbisë, një grup i pjesëtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, këtë javë do të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake ajrore të përbashkëta me Serbinë.

Ushtrimi Shqiponja e Dyfishtë fillon pasnesër në aeroportin e Batajnicës në Beograd.

Ky ushtrim synon forcimin e raporteve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe për të kontribuar në sigurinë rajonale, kanë thënë zyrtarë të Komandës Evropiane të ushtrisë amerikane./REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat