Greqi, tre persona kanë humbur jetën nga përmbytjet

Evropë

Greqi, tre persona kanë humbur jetën nga përmbytjet

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 11:30
Pamje nga permbytjet

Tre persona kanë humbur jetën nga përmbytjet mëngjesin e sotëm në Greqi. Sipas mediave greke, një grua dhe dy burra u mbytën nga shirat e rrëmbyeshëm që ranë gjatë orëve të natës në qytetin Mandra.

Gruaja e moshuar u gjet e vdekur brenda apartamentit të saj në katin përdhesë pasi ujërat i kishin bllokuar derën e banesës. Po kështu, edhe viktima e dytë një burrë i moshuar u nxorr i vdekur nga shtëpia e tij që ishte përmbytur.

Kurse, viktima e tretë është një 65-vjeçar, i cili u gjet i pajetë në një oborr banese.

Ndërkohë, shumë persona të tjerë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shumë automjete janë përmbytur, sikurse mund ta shikoni edhe në fotot më poshtë.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë, në shumë akse kombëtare të shtetit grek është pezulluar qarkullimi i automjeteve. Edhe autostrada Korinth-Athinë është bllokuar nga përmbytjet, ndërsa policia u ka bërë thirrje drejtuesve që të shmangin lëvizjen nga ky drejtim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat