Qindra përkrahës të Macron distancohen prej tij

Evropë

Qindra përkrahës të Macron distancohen prej tij

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 08:43
Emmanuel Macron

Pikërisht në jubileun e gjashtëmujorit qindra përkrahës të presidentit Macron deklarojnë se distancohen nga mbështetja për të. Në një letër të hapur ata kritikojnë stilin autoritar brenda lëvizjes së tij.

Pikërisht në jubileun e gjashtëmujorit qindra përkrahës të presidentit  Macron deklarojnë se distancohen nga mbështetja për të. Në një letër të hapur ata kritikojnë stilin autoritar brenda lëvizjes së tij.

"100 demokratët" e quan veten grupi i kryengritësve, ndër të cilët bëjnë pjesë edhe disa përfaqësues të zgjedhur lokalë. Në një letër të hapur, e cila u bë publike nga radioja France info, shprehren kritika të qarta, që drejtohen ndaj Emmanuel Macron dhe kryesisë së aleancës së tij.

Ndër të tjera në letër thuhet, se lëvizja e Macron "La Republique en Marche" (LREM) qëkurse ai ka marrë postin në maj i ka shkelur parimet e saj. Në vend të demokracisë së bazës, është etabluar një "sundim i elitave".

Krahasim me "Ancien Regime"

Në letër gjithashtu bëhet fjalë për "arrogancë" të atyre që janë me përgjegjësi në LREM si dhe për "kërcënime" dhe "përpjekje për shantazh" ndaj anëtarëve të angazhuar. Strukturat autoritare të kujtojnë "Ancien Régime". Njëkohësisht, sipas përpiluesve të letrës së hapur, është krijuar përreth Macron si shpresëdhënësi politik "kulti i individit".  "100 demokratët" kritikojnë edhe procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, që do të zhvillohet të dielën (19.11) në kuadër të kongresit të parë të LREM. Zëdhënësi i deritanishëm qeveritar, Christophe Castaner, është i vetmi kandidat për postin, një votim ku do të  marrin pjesë të gjithë rreth 380.000 anëtarët, nuk është parashikuar. Me këtë mohohet "parimi i zgjedhjeve demokratike, që është shenjtëruar përmes revolucionit francez dhe kushtetutës", thuhet më tej në letrën e hapur të "100 demokratëve"./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat