Merkel nuk arrin të formojë qeverinë brenda afatit kushtetues

Evropë

Merkel nuk arrin të formojë qeverinë brenda afatit kushtetues

Nga: A.S Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 16:37
Angela Merkel dhe Christian Linder kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për koalicion qeverisës

Angela Merkel mund të humbasë pushtetin pas zgjedhjeve që doli si partia fituese, pasi ajo ka dështuar që brenda afatit të paraparë me kushtetutë të gjej një parti për të formuar koalicionin qeverisës, raporton “The Express”, përcjell “Bota sot”.

Partia e saj Kristian Demokratike (CDU) humbi këtë afat në mëngjesin e sotëm, pas 15 orësh negociata me partitë rivale që nuk arritën të dakordohen për draftimin e një rezolute të përbashkët.

Dhe kjo mund të jetë një sfidë e mundshme brenda CDU-së.

Merkel lehtë mundi rivalin e saj socialdemokrat (SDP) Martin Schulz në zgjedhjet shtetërore të shtatorit, duke dalë fituese në mandatin e katërt si kancelarë.

Por, preh zgjedhjeve, ajo është përpjekur të formojë një qeveri koalicioni së bashku me Partinë e Gjelbër dhe Demokratët e Lirë të Biznesit (FDP).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat