Erdogan nuk e pranon kërkimfaljen nga NATO

Evropë

Erdogan nuk e pranon kërkimfaljen nga NATO

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 17:42
Erdogan

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, ka kritikuar të shtunën incidentin i cili çoi në tërheqjen e trupave ushtarake turke nga një stërvitje në Norvegji.

Duke folur në një event të mbajtur në qytetin turk Rize të shtunën, Erdo?an tha se paralelisht me rritjen e fuqive të saj, Turqia po përballet me sulme të intensifikuara kundër saj.

“Dje ishit dëshmitarë të një paturpësie në stërvitjen e NATO-s në Norvegji. Janë disa gabime të cilat nuk shkaktohen nga njerëz të marrë, por vetëm nga njerëz të ndyrë”, tha Erdo?an. “Këtë paturpësi e cila ka në objektiv personalitetin tim dhe të themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk, e konsideroj si një reflektim të shtrembëruar të pikëpamjes të cilën e vërejmë së fundmi në NATO”, shtoi më tej ai.

Ndryshe, gjatë disa simulimeve kompjuterike gjatë stërvitjes së NATO-s në Norvegji, emri i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an dhe fotografia e themeluesit të Republikës së Turqisë u treguan si armiqësore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri norvegjez i Mbrojtjes, Frank Bakke-Jensen, i kanë kërkuar falje Turqisë për incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat