Francë, vazhdojnë protestat kundër Macronit

Evropë

Francë, vazhdojnë protestat kundër Macronit

Nga: A.S Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 15:22
Protestuesit shfaqin tërbim kundër Macron

Franca është duke u përballur me dhunë në rrugët e Parisit për pesë ditë me radhë, për shkak të protestave kundër presidentit, Emmanuel Macron.

Emmanuel Macron, i cili u lavdërua nga elitat e BE-së, si shpëtimtar i projektit evropian, po kundërshtohet për shkak të ligjit të ri të punës.

Por, këtë javë Presidenti francez u përball me një revoltë masive prej 100 anëtarësh të partisë pasi kritikuan premtimet dhe besimin e tij të thyer.

Pas kësaj, protestuesit e furishëm dolën në rrugë dje pasdite në një tubim anti-Macron për të pestin ditë rresht.

Protestuesit Anti-Macron u përballën me dhjetëra policë ndërsa marshuan në Pallatin Elysee në Paris, me një numër bankash dhe biznesesh të vandalizuar.

Pamjet e protestës tregojnë një aktivist të papërmbajtur që ballafaqohet me policinë.

Ata në rrugë shprehën zemërimin e tyre në reformat kontradiktore të punës së liderit, që do të hyjnë në fuqi në janar 2018.

Ligji i ri do ta bëjë më të lehtë për bizneset të punësojnë të papunët, dhe në të njëjtën kohë zvogëlon fuqinë e sindikatave të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat