Autori bestseller turk Orhan Pamuk tregon për çka heshtin gazetat e Erdoganit

Evropë

Autori bestseller turk Orhan Pamuk tregon për çka heshtin gazetat e Erdoganit

Nga: Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 17:57
Rexhep Tayyip Erdogan

 Një shaka e treguar në burgjet turke e tregon më së miri atmosferen e përgjithshme në Turqi. Në pyetjen e njërit nga të burgosurit pas Puçit Ushtarak më 2015 në Turqi se, a ekziston për tu lexuar libri i ndonjë intelektuali të njohur në vitrinat e burgut,  “Jo, përgjigjet gardiani, po autorin e librit e kemi këtu”.

 Këtë fatkeqësi mund ta kishte edhe fituesi i Nobelit dhe autori bestseller, Orhan Pamuk, kur në vitin 2015 publikisht deklaroi për gjenocidin turk mbi popullin armen.

Për këtë deklarim ai u ndodh edhe para gjykatës për “Ofendimin e trashëgimis turke“ që i kishte bërë. Autori në vitin 2007 kishte marr edhe kërcënime me vdekje gjatë një turneu nëpër Gjermani me rastin e promovimit te veprave të tij, të cilin e kishte ndërprerë. Autori i çmuar Orhan Pamuk përkundër kërcënimeve dhe akuzave kurr se kishte ndërprerë veprimtarinë. Ai  sishte akuzuar për veprat e tij, por për deklaratat dhe qëndrimin e tij politik. Këtë e deklaron autori në intervisten që i jep të përjavshmes “Magazina Filozofike “ Orhan Pamuk deklaron për klimën represive pas Puçit Ushtarak që ndodhi në Turqi. Ne po përjetojmë gjëra të tmerrshme deklaroi ai. Që nga Pucit Ushtarak nga institucionet shtetërore janë larguar nga puna mbi 130.000 veta, pa shpresë që ndonjëher prap do të punësohen në Turqi.

Një shifër i jep shpresë autorit

Thënë të vërtetën, ashtu si është gjendja e vështirë, nuk reflektohet në mediat shtetërore. Autori thot “ Ka shumë vetëvrasje” dhe vetëm sipërfaqësisht lajmërohet nëpër media per to. Janë mbi 50.000 burgosje arbitrare që viktimat akoma s janë paraqirur para gjykatësve. Kjo i afrohet rrëfimeve në romanet e Kafkës. Janë mbi 170 gazetarë që qëndrojnë nëpër burgje me aktakuza absurde gjoja se janë terrorist. Në gjermani janë rastet më të njohura si ai i Deniz Jucelit dhe Mesale Tulu.

 Autori është i hidhëruar dhe mjaft i shqetësuar mbi zhvillimet politike në tri vitet e fundit në Turqi, siç i deklaron Revistes“ Magazinës Filozofike”. Ajo që atij më së shumti i jep shpresë është se 49% e qytetarëve jane kunder  pushtetit autoritar të Erdoganit. Pra nuk duhet harruar se pushteti i qeverisë turke pa marr parasysh se çka deshiron, ta aprovoj,  has në vështirësi. Këtë nuk duhet harruar.

Pa liri të shtypit s ka ardhmëri 

Mbi zhvillimin pozitiv të gjendjes ekonomike të atdheut, gëzohet autori Orhan Pamuk, por pa lirinë e shtypit nuk sheh ardhmëri për këtë vend. Për këtë arsye ai këmbëngul që të flitet haptazi mbi tabun turke dhe duhet gjurmohet, mbi masakrën në vitin 1915 mbi popullin armen.” Duke folur për atë që ndodhi në vitin 1915 është një çështje e lirisë së shprehjes”, tha ai.

 Shtëpitë botuese kanë kaluar deri më tash shumë më lehtë deklaroi një grua në Simpoziumin e Librit në Frankfurt më 2016. Që atherë në beletristik mundte të shtypte apo të përkthente njeriu atë çfar donte, po pas Puçit, frika kishte filluar të rritej. Ne akoma  sishim në rradhë,  ngase së pari represionit iu nësnshtruan Uneversitet dhe Mediat, deklaroi gruaja që deshi të mbetej anonime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat