Dy ish ministra katalonas pranojnë autoritetin e Madridit

Evropë

Dy ish ministra katalonas pranojnë autoritetin e Madridit

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 20:39
Madrid

Dy ish-anëtarë të qeverisë katalone, të cilët janë arrestuar për përfshirje në referendumin për pavarësinë e rajonit nga Spanja, që ishin arrestuar pas shpalljes së pavarësisë, kanë kërkuar të lirohen pasi kanë pranuar kontrollin e Madridit mbi Kataloninë.

Avokatët e dy ish ministrave, Hordi Turulja dhe Hozepa Rulja, paraqitën në Gjykatën e Lartë Spanjolle kërkesën për lirimin e tyre, duke deklaruar se ata nuk ofruan asnjë rezistencë ndaj kontrollit të drejtpërdrejtë të autoriteteve qendrore Spanjolle mbi Kataloninë me aktivizimin e nenit 155 të Kushtetutës spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat