Ukrainë: Forca të armatosura me maska zbarkojnë në Luhansk

Evropë

Ukrainë: Forca të armatosura me maska zbarkojnë në Luhansk

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 20:04
Forcat e armatosura dhe të maskuara në Luhansk.

Burra të armatosur me uniforma të paidentifikuara janë pozicionuar në qendër të Luhanskut,që kontrollohet nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia.

Lideri separatist i rajonit, Igor Plotnitsky, tha se paraqitja e forcave të maskuara dhe të armatosura është shenjë revolte nga mbështetësit e shefit policorët të sulmuar, Igor Kornet.

Gazeta e pavarur ruse, Novaya Gazeta, tha se ushtria po bllokon ndërtesat administrative në kryeqytetin e provincës.

Zbarkimi i forcave të maskuar dhe të armatosur ka filluar pasi shefi policor i rajonit ishte sulmuar me armë zjarri, më 20 nëntor.

Disa pjesë të rajonit Luhansk dhe Donetsk janë nën kontroll të forcave separatiste të mbështetura nga Rusia.

Që nga viti 2014-të, më shumë se 10.000 përsona janvë vrarë nga ky konflikt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat