Franca arreston miliarderin rus

Evropë

Franca arreston miliarderin rus

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 23:00
Sulejman Kerimov

Policia franceze ka arrestuar biznesmenin rus, Sulejman Kerimov në aeroportin e Nisë, me akuzë për evazionin fiskal, njoftoi sot prokuroria franceze.

"Ai u arrestua për lidhje me pastrimin e parave dhe vjedhjen e taksave", ka thënë një zyrtar francez për media.

Në listën e Forbes, Kerimov radhitet i 21-ti për nga pasuria e rusëve më të pasur, pasuria e të cilit vlerësohet në 6.3 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat