Incident në Kuvendin e Serbisë, deputeti godet kolegun me miun e kompjuterit

Evropë

Incident në Kuvendin e Serbisë, deputeti godet kolegun me miun e kompjuterit

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 07:21
Pamje nga incidenti

Boshko Obradoviq, lideri i lëvizjes opozitare në Serbi “Dveri” ka goditur me miun e kompjuterit, përfaqësuesin e SNS, Aleksandër Martinoviq.

Sipas mediave serbe, incidenti erdhi pasi Martinoviç përfundoi një diskutim në Bordin Administrativ ku më parë ai po dëgjonte për dënimet e shqiptuara ndaj deputetëve.

Para kësaj, Martinoviç i hoqi fjalën Obradoviçit, në të cilën kreu i Dverit reagoi ashpër, sepse, siç tha ai, ai kishte edhe tre minuta për të folur.

I nervozuar me këtë, Obradoviq iu afrua Martinoviqit dhe e goditi atë dy herë me një mi kompjuteri.

Pas kësaj, deputetët e pranishëm në sallë reaguan për të mos lejuar edhe ndonjë konflikt fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat