Rusia kërcënon Google rreth degradimit të ueb faqeve ruse

Evropë

Rusia kërcënon Google rreth degradimit të ueb faqeve ruse

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 08:11
Shefii regullatorit të mediave ruse, Roskomnadzor, Aleksandr Zharov.

Moska ka kërcënuar se do të hakmerret nëse Google i jep më pak rëndësi në rezultatet e tyre të kërkimit, artikujve të mediave shtetërore ruse, Sputnik dhe RT, thuhet në agjencinë e lajmeve Inerfax.

Interfax kishte cituar, Aleksandr Zharov, shefin e regullatorit të medias ruse, Roskomnadzor, të ketë thënë se agjencia e tij i ka dërguar letër Google, ku ka kërkuar sqarim rreth komenteve të drejtorit ekzekutiv të kompanisë Alphabet, Eric Schmit, se Google po punon në “ndryshimin e radhitjes “ së ueb faqeve të lajmeve ruse.

“Ne do të marrin një përgjegjie për të kuptuar hapat e mëtutjeshëm”, është cituar të ketë thënë Zharvo.

“Ne besojmë se opinioni ynë do të dëgjohen dhe se nuk të drejtohemi për atë që kompania e ka quajtur “masa të mundshme të hakmarrjes”.

Duke folur në forumin ndërkombëtar për siguri, Halifax, Schmit, kishte thënë se Google po punon për ti dhënë më pak rëndësi “ueb faqeve” propganduese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat