Brnabiq: Vendimi për Mlladiqin nuk është befasi

Evropë

Brnabiq: Vendimi për Mlladiqin nuk është befasi

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:48
Ana Brnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha sot se vendimi për Ratko Mlladiqin nuk është një befasi për popullin serb dhe tha se e ardhmja duhet kthyer nga e ardhmja që më në fund të ketë një shtet të qëndrueshëm.

“Ne duhet të shikojmë kah e ardhmja … në mënyrë që të kemi një shtet të qëndrueshëm”, tha ajo,  raporton Reuters.

Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat