Mlladiq reagon pas dënimit me burg të përjetshëm: Ka përfunduar veç pjesa e parë!

Evropë

Mlladiq reagon pas dënimit me burg të përjetshëm: Ka përfunduar veç pjesa e parë!

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:52
Ratko Mlladiq

Tribunali Ndërkombëtar i Hagës ka dënuar të mërkurën ish gjeneralin serb, Ratko Mlladiq me burg të përjetshëm.

Dikur afër mesnate, Mlladiq ka thënë disa fjalë, përveç kundërshtisë që bëri gjatë seancës duke ofenduar gjyqtarët dhe gjykatën.

Ai përmes të birit Darko Mlladiq ka thënë se do të luftojë për të zbuluar të vërtetën rreth luftës së serbëve.

“Është kryer vetëm pjesa e parë”.

“Do të luftojë për të shfuqizuar këto gënjeshtra të imponuara dhe për të zbuluar të vërtetën e luftës së serbëve”, ka përcjellë fjalët e Mlladiq i biri i tij.

“Është kryer vetëm pjesa e parë”, ka ripërsëritur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat