Policia tregon detaje për incidentin që tmerroi sonte Londrën

Evropë

Policia tregon detaje për incidentin që tmerroi sonte Londrën

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 18:38
Londër

(E plotësuar) - Policia metropolitane ka lëshuar një komunikatë për media, ku shpjegon në detaje lidhur me panikun e krijuar në rrugën Oksford dhe në stacionin e metrosë “Oxford Circus”.

Sipas raportit thuhet se policia kishte pranuar disa telefona për të shtëna armësh që janë dëgjuar në stacionin e metrosë afër rrugës Oxford, gjë që detyroi autoritetet e sigurisë t’i përgjigjen telefonatave dhe të binden nëse kanë “të bëjnë me terrorizëm”.

Incidenti filloi pas disa raportimeve për të shtëna në afërsi të hekurudhës në metronë e Londrës, ku më pas pasagjerët filluan të vrapojnë dhe evakuohen nga policia në zona më të sigurta. Si pasojë e panikut, telefonatat në stacionet e policisë sa vinin e rriteshin, dhe për këtë arsye u krijua një kaos në kryeqytetin e Anglisë.

“Rreth orës 16:38 të premten e 24 nëntorit, policia filloi të pranoj dhjetëra telefonata brenda një periudhe të shkurtë kohore, për të raportuar të shtëna armësh në disa lokacione të ndryshme në rrugën Oksford si dhe në metronë Oxford Circus. Për shkak të natyrës dhe informatave që i pranonim, policia metropolitane ka dalur në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë e nevojshme, për të konstatuar nëse ka të bëjë me terrorizëm apo diçka tjetër. Dhe pas kontrollit disa orësh në zona e raportuara për të shtëna, është konstatuar se nuk kishte dëme materiale, prova për të shtëna apo të dyshuar”, thuhej në komunikatë.

“Një i armatosur vrapoi mes turmës, njerëzit i mbathën duke qarë”, ja detajet nga incidenti në Londër 

Një incident raportohet të ketë ndodhur sot pasdite pranë stacionit të metrosë Oxford Circus Tube, në Londër.

Policia ka marrë një alarm për një njeri të armatosur në mes të turmës. Menjëherë oficerët kanë mbërritur në vendngjarje, të përgatitur për t’u përballur me një sulm të mundshëm terrorist.

Ndërkohë qindra blerës të terrorizuar ia kanë mbathur nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia urdhëroi mbylljen e menjëhershme të dyqaneve.

E gjithë zona vijon të jetë evakuuar. Një dëshmitare që ndodhej në një dyqan “ZARA” në rrugën “Oxford” tha për “Mail Online” se një burrë me armë po vraponte në zonë, ndërkohë që të gjithë ishin duke bërtitur e duke qarë.

Dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një bandë gangsterësh, por nuk përjashtohet mundësia e tentativës për sulm terrorist.

Policia britanike bën me dije se oficerët kanë qenë në vendngjarje, duke paralajmëruar njerëzit të shmangin zonën e West End.

“Stacioni Oxford Circus është mbyllur ndërsa ne po hetojmë për incidentin”, tha kompania “Transport for London”.

Ky incident vjen në ditën e “të premtes së zezë” ku qendrat tregtare bëjnë ulje masive. Megjithatë ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një incident të zakonshëm, apo jo.

Sulm me armë zjarri në Londër

Qindra persona janë evakuuar nga Oxford Circus pas të shtënave me armë zjarri.

Policia ka rrethuar vendin e incidentit, derisa konsumatorët kanë mbetur të ngujuar në shitoret.

Incidenti ka ndodhur në ditën e “Black Friday’ , ku shumë konsumatorë ia kanë mësyrë shitoreve për shkak të lirimeve të mëdha.

Greg Bird tha se për MailOnline se ishte në një kafene në afërsi të stacionit Oxford Circus kur ai pa 50 persona duke bërtitur dhe duke ikur nëpër rrugë.

Policia ka paralajmëruar personat në rrugën Oxford që të qëndrojnë brenda nëpër lokale.

Image

Sipas raportimeve të para bëhet fjalë për disa të shtëna në rrugën  Oxford dhe metronë në stacionin Oxford Circus.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke shikuar mund[sinë e një sulmi terrorist.

Në fazën aktuale të hetimeve policia nuk ka bërë të ditur për ndonjë viktimë, apo të plagosur.

Transporti i Londrës përmes Twitter ka njoftuar se stacioni Oxford Circus është mbyllur, ndërkohë që kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat