BE-ja dhe Armenia e kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet

Evropë

BE-ja dhe Armenia e kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 11:06
Federica Mogherini dhe Edward Nalbandian gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel

Bashkimi Evropian dhe Armenia dje në Bruksel e kanë nënshkruar Marrëveshjen gjithpërfshirëse të partneritetit të shtuar (CEPA).

“Kjo marrëveshje është e para e këtij lloji, që është nënshkruar me një palë e cila është, po ashtu, anëtare e Unionit Ekonomik të Euroazisë”, tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila ka vlerësuar se “tash do të jetë shumë e rëmndësishme që ajo të implementohet”.

Ministri i jashtëm i Armenisë, Edward Nalbandian, tha se vendi i tij “është i përkushtuar për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit gjithpërfshirës me BE-në në të gjitha fushat e interesit reciprok, në bazë të kësaj marrëveshjeje”.

Besohet se presioni i Rusisë e kishte penguar Marrëveshjen për Asociacion, të cilën Armenia dhe Bashkimi Evropian pothuajse e kishin finalizuar në vitin 2013.

Armenia e kishte ndalur finalizimin e kësaj marrëveshjeje kur presidenti, Serzh Sarkisian, papritmas e shpalli vendimin për tu bashkuar në Unionin Ekonomik të Euroazisë, vetëm tre muaj para se të nënshkruhej Marrëveshja për Asociascion me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat