Sulm me bomba brenda gjykatës, 1 i vdekur dhe 10 të plagosur

Evropë

Sulm me bomba brenda gjykatës, 1 i vdekur dhe 10 të plagosur

Nga: A.S Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 15:03
Vendi ku janë hedhur bombat

Një person është vrarë pasi hedhjes së dy granatave të dorës brenda një seance gjyqësore, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Ky sulm vdekjeprurës ka ndodhur gjatë një procesi gjyqësor për vrasje në Nikopol të Ukrainës.

Raportohet se 10 persona janë plagosur.

Kurse, personi që i hodhi dy granatat në gjykatore është babai i një personi të vrarë, i cili kishte shkuar në gjyq me qëllim për të mbytur vrasësin e djali të tij.

Me të ardhur i dyshuari në gjykatë, ai i nxori bombat dhe i hedh në tokë.

Por, si pasojë e plagosjes së bombave, edhe ai vet ka mbetur i vdekur.

Kurse, janë plagosur tre të pandehur, dy oficerë, një gjykatës dhe një civil që ishte i pranishëm në seancë.

"Të gjitha viktimat u dërguan në spital".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat