Evakuuohet tregu i krishtlindjeve në Gjermani, pas dyshimit për një mjet të dyshimtë

Evropë

Evakuuohet tregu i krishtlindjeve në Gjermani, pas dyshimit për një mjet të dyshimtë

Nga: A.S Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:44
Ilustrim

Policia gjermane ka evakuuar një treg të zënë të Krishtlindjeve në Potsdam, pas shqetësimeve rreth një “objekti të dyshimtë”, raporton “the Express”, përcjell “Bota sot”.

Lajmi u konfirmuan në Twitter nga ana e zyrtarëve policor në Brandenburg.

"Forcat speciale" kanë dalë mënjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë masat e nevojshme.

Pavarësisht kësaj, kohëve të fundit zyrtarët e sigurisë janë vën në alarm të lartë rreth tregjeve të famshme të Krishtlindjeve të vendit pas sulmit të vitit të kaluar, kur një kamion është drejtuar qëllimisht një treg festiv pranë Kishës përkujtimore Kaiser Ëilhelm në Breitscheidplatz në Berlin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat