Prokuroria holandeze kryen autopsinë, tregon çfarë u gjet në trupin e gjeneralit kroat që piu helm

Evropë

Prokuroria holandeze kryen autopsinë, tregon çfarë u gjet në trupin e gjeneralit kroat që piu helm

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:44
Slobodan Praljak

Këtë të premte janë publikuar rezultatet e autopsisë të trupit të gjeneralit kroat Slobodan Praljak. Të mërkurën e kaluar Praljak vdiq në spitalin Westeinde në Hagë pasi piu helmin në Gjykatën e Hagës ku u dënua me 20 20 vjet burg për krime lufte gjatë luftës serbo-kroate në Kroaci në fillim të viteve ’90.

Prokuroria holandeze ka publikuar rezultatet preliminare të autopsisë.

Testet toksikologjike kanë treguar se në gjakun e Prajlak është gjetur përqendrimi i cianidit të kaliumit. Kjo thuhet t’i ketë shkaktuar dështim të zemrës, e cila dyshohet si shkaktari kryesor i vdekjes.

Gjatë autospisë prezent ishin dy ekspertë kroatë ashtu siç ishte marrëveshja e Gjykatës dhe autoriteteve kroate.

Sllobodan Praljak, më 29 nëntor, piu një lëng nga një shishe e vogël pak çaste pasi që Gjykata e Apelit ia konfirmoi atij dënimin prej 20 vjet burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat